Flash News

E-TJERA

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, miqtë solidarizohen me 28-vjeçarin e plagosur në sy

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, miqtë

Miqtë dhe shokët e Erjon Vishkullit janë bashkuar në një mesazh solidariteti për 28-vjeçarin, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së një dite më parë.

Të pranishëm para Kryeministrisë, në ditën e 13-të të revoltës studentore, ata janë shfaqur me bluza kuq e zi, mbi të cilat shkruhej: “Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”.

Përmes këtij gjesti, të rinjtë kanë shprehur mbështetjen për mikun e tyre, ndërsa rasti i tij është kthyer në një nga mesazhet që shoqërojnë protestën e sotme.

Vishkulli është nisur drejt Italisë, ku do të marrë trajtim të specializuar mjekësor, me shpresën për të shpëtuar shikimin pas dëmtimit të rëndë në sy.

Të fundit