Flash News

E-TJERA

Studentët sërish sot në shesh, Rama i provokon me stolat e betonit

Studentët sërish sot në shesh, Rama i provokon me stolat e

Një ditë pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë ka publikuar sërish pamjet e karrigeve dhe stolave të betonit të vendosura përpara Kryeministrisë, për t’u ulur në bisedime me protestuesit.

Megjithatë, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur shfaqej personalisht në videot e publikuara përpara protestave, këtë herë Rama nuk është shfaqur në pamje. Mesazhi për dialog vjen pas një tubimi të shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa studentët dhe të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij.

Studentët dhe të rinjtë, sakaq kanë paralajmëruar një tjetër protestë sot në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se do të vijojnë protestat deri në largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

Protesta e djeshme, e 12-ta në kuadër të revoltës studentore, u shoqërua me përplasje të ashpra me policinë, ndërsa u raportuan edhe persona të plagosur.

Pavarësisht ftesës së përsëritur të kryeministrit për dialog, protestuesit vijojnë të këmbëngulin te kërkesat e tyre, përfshirë dorëheqjen e qeverisë.  

Të fundit