Flash News

POLITIKOFF

“O shteti pashtet! Ikni!”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës policore: Larg duart nga studentët!

“O shteti pashtet! Ikni!”, Irma Libohova shpërthen ndaj

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve të policisë kundër protestuesve në Tiranë, duke kërkuar ndalimin e dhunës dhe largimin e qeverisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja ka shprehur revoltën për mënyrën se si po trajtohen qytetarët që kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Në reagimin e saj, Libohova u ka dalë në mbrojtje nënave, grave, vajzave dhe studentëve, duke e cilësuar të papranueshme dhunën ndaj tyre.

“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.
Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!
Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!
Me protestën!”, shkroi ajo.

“O shteti pashtet! Ikni!”, Irma Libohova shpërthen ndaj

Të fundit