Flash News

E-TJERA

“Protestuesi pa ndjenja dhunohet”, “Al Jazeera” publikon pamjet e dhunës policore në Tiranë

“Protestuesi pa ndjenja dhunohet”, “Al Jazeera” publikon

Pamjet e dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Rrjeti prestigjioz i lajmeve “Al Jazeera” ka publikuar pamjet e një protestuesi që dhunohet nga efektivët e Policisë gjatë tubimit të së shtunës.

Në videon e publikuar, protestuesi shihet i shtrirë në tokë, ndërsa efektivët e godasin. Sipas raportimeve të mediave lokale, ai ka mbetur pa ndjenja pas dhunës së ushtruar ndaj tij.

“Policia në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u filmua duke rrahur një protestues të shtrirë përtokë. Mediat lokale thonë se ai mbeti pa ndjenja. Gazetarët dhe protestuesit e tjerë nxituan ta kontrollonin dhe thirrën një ambulancë”, shkruan “Al Jazeera”.

Publikimi i pamjeve nga një prej rrjeteve të njohura ndërkombëtare të lajmeve e çon përtej kufijve të Shqipërisë vëmendjen mbi mënyrën se si Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve gjatë demonstratave kundër qeverisë së Edi Ramës.

 

Të fundit