Flash News
Rrjedhje apo gafë teknike? Faqja e Topit të Artë shpall fituesit para kohe
Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi
Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Shkresa për policët dokumenton se ligji në Shqipëri zbatohet me urdhër të pushtetit
Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Armand Maho
Për të 13-ën ditë rresht, Rama ka nxjerrë ata stolat prej guri dhe karriget duke ftuar në dialog protestuesit. Po aq herë ato i janë përmbysur, djegur apo refuzuar nga studentët, duke i treguar se rrugëdalja e vetme, që studentët, pedagogët apo mjekët të qetësohen, është dorëheqja e tij. Arsyetimi logjik është se Rama e ka humbur çdo legjitimitet për të hyrë në negociata me popullin, makthi më i madh i çdo kryepushtetari.
Rama e di këtë dhe, megjithatë, vijon të bëjë ftesa imagjinare. Më e bukura është se këto ftesa vijnë në mëngjesin pas një nate kur ka rrahur sa ka mundur protestuesit, i ka kërcënuar me gjoba, me rivendosje diktature etj .
Me këtë mashtrim të radhës mendon se do t’ia zgjasë jetën pushtetit të tij të degraduar e të mbushur me skandale si asnjë tjetër, të bërë qesharak deri në dhimbje nga niveli i deputetëve që ka përzgjedhur, dhe të urryer deri në neveri nga rrahja e gjoksit për arritje që nuk ekzistojnë, për batërdinë me taksat, apo dhe servilizmat ndaj aktorëve ndërkombëtarë, të cilëve Rama në këmbim të mbështetjes u jep herë pas here copëza Shqipërie, duke e trajtuar vendin si çiflig personal. E thënë më qartë, kësaj qeverie i mungojnë vetëm vrasjet masive, pasi i ka bërë vendit çdo gjë që do t’i bënte një qeveri apo juntë diktatoriale e ngjashme me ato të Afrikës apo Amerikës Latine. Popullin e ka vjedhur, e ka përzënë, e ka lënë pa shërbime, e ka lodhur, e ka neveritur, e ka…
Rama, me sa duket, ka besim të tepruar tek aftësia e tij bindëse. Por janë nja dy gjëra që nuk shkojnë.
E para, kjo protestë që në fillim nuk ka pasur një kokë, ose një grup organizativ. Pra, ftesa për dialog duket se nuk është gjë tjetër vetëm se një tentativë për të bindur protestuesit të nxjerrin një kokë, që më pas mediat e pushtetit të kenë mundësi ta godasin, ndërsa vetë pushteti të ketë mundësi ta blejë. Një metodë e vjetër kjo e Ramës, e provuar në protesta të tjera si ajo e Klodian Rashës apo tek revolta e studentëve, teatri etj.
E dyta, çdokush e ka kuptuar se me këtë veprim Edi Rama kërkon të dalë si zgjidhës i problemit, ose si pjesë e zgjidhjes së tij. Ai e di fort mirë se një veprim i tillë jo vetëm do t’i jepte kohë, por do të shfaqej si një njeri me të cilin mund të merresh vesh, dhe se jo çdo gjë që thuhet në adresë të tij është e vërtetë. Pra, ai nuk kërkon negociatorë, ai kërkon ca kundërshtarë që t’i kthehen në puthadorë dhe t’i përdorë për të mbytur një lëvizje, e cila i është shndërruar në ankth. Ai instinktin e vetëmbrojtjes e ka të kultivuar që herët, dhe e di se sa më shumë të zgjasë kjo histori, aq më i hidhur është fundi. Mjeti i fundit i një proteste paqësore është guri, pas tij Zot na ruaj…
Rama duhet ta kuptojë se ata janë protestues që atë vetë, por dhe ata që i rrinë rrotull, i shikojnë si virus që duhet luftuar. S’ka nevojë t’i nxisë kush, as nuk ka nevojë t’ua kultivojë njeri urrejtjen. Sepse ata e shohin që me djersën e baballarëve të tyre fitojnë Gysët apo Lindat e të gjitha llojeve. E dinë se po sakrifikojnë më kot për t’u arsimuar, sepse vetë kryeministri, për shkak të kompleksit të inferioritetit për shkolimin, ka marrë dhe ka bërë deputet e ministër çdo idiot nga qytetet apo nga periferitë, deri në atë masë sa të vjen ndot nga vetja që duhet të mbash këtë soj e sorollop me rrogë.
E pra, ata e dinë fort mirë se të ulesh në dialog me Ramën është e njëjtë si t’i fusësh thikën pas shpine këtij vendi. Edi Rama mund të blejë, por nuk bind dot askënd për zullumet që ka bërë. Herën e parë, në 2018, studentët e akuzuan për të korruptuar dhe dilte e thërriste në TV: “Nuk jam i korruptuar”. Sot ata akuzojnë dhe për tradhtar të interesave të Shqipërisë, dhe le të dalë të thërrasë sa të dojë të kundërtën. Nuk e dëgjon më njeri! Përgjigjen do e marrë njësoj siç e marrin të gjithë ata që tradhëtojnë!
Të fundit
Pse Rama shpalli gjashtë masa kundër protestave? Bushati: Tregon frikën se mos bie
26 October 2026, 21:47
Aulon Kalaja replikon Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia
26 October 2026, 21:26
Na mbyti pafytyrësia!
26 October 2026, 21:09
Rrjedhje apo gafë teknike? Faqja e Topit të Artë shpall fituesit para kohe
26 October 2026, 20:50
Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi
26 October 2026, 19:53
Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
26 October 2026, 19:37
Demokratët Europianë: Rama po përpiqet të përfitojë politikisht nga plagosja e Vishkullit
26 October 2026, 19:22
Sulmi terrorist në Banjskë, ngrihet aktakuzë ndaj një personi tjetër
26 October 2026, 19:03
Shkresa për policët dokumenton se ligji në Shqipëri zbatohet me urdhër të pushtetit
26 October 2026, 18:42
Studentët i vënë "flakën" Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26 October 2026, 18:27
Pas Orban dhe Vuçiç, kush e ka radhën?
26 October 2026, 18:08
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit pas humbjes së Vuçiç?
26 October 2026, 17:46
Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
26 October 2026, 17:32
Pas Ministrisë së Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë
26 October 2026, 17:18
Rënia e Vuçiç zgjon socialistët, a po hapet beteja për një PS pa Ramën?
26 October 2026, 16:48
Opinion / Kur tradhëtia kërkon dialog!
26 October 2026, 16:47
Serbia e mbylli kapitullin Vuçiç, Shqipëria duhet të mbyllë kapitullin Rama!
26 October 2026, 16:24
Opozita bojkoton komisionet parlamentare
26 October 2026, 16:12
Majko “nxin” Vuçiç pas rënies nga pushteti, por a është edhe një kunj për Ramën?
26 October 2026, 15:56
Era që nuk ndalet më!
26 October 2026, 15:36
Korçë/ Dyshohet se dhunoi fëmijën 4-vjeçar, gjykata lë të lirë edukatoren
26 October 2026, 15:22
Vijon revolta studentore, protestuesit nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit
26 October 2026, 15:09
Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit
26 October 2026, 14:58
Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!
26 October 2026, 14:45
Fuga pas fitores së studentëve në Serbi: Çfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?
26 October 2026, 14:38
“Pjesë përbërëse e Serbisë”, ja çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës
26 October 2026, 14:11
Protesta/ Solidarizohet shoqëria civile: Ngrini zërin, s’jeni vetëm!
26 October 2026, 14:02
Veliaj: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’
26 October 2026, 13:48
Studentët i kërkojnë largimin e Ramës, Balla: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur kurrë
26 October 2026, 13:06
Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
26 October 2026, 12:44
Spiropali thumbon Ramën pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
26 October 2026, 12:38
Kosovë, vritet 49-vjeçarja, pak orë më parë kishte denoncuar dhunën në familje
26 October 2026, 12:20
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit
26 October 2026, 11:42
Këmbimi valutor 26 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
26 October 2026, 11:19
Protesta e të dielës, 10 protestues të arrestuar, procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë
26 October 2026, 11:01
Plagosja e Erion Vishkulit, merren kamerat e Bankës së Shqipërisë
26 October 2026, 10:41
Lula rizgjidhet president i Brazilit
26 October 2026, 10:20
Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot te Ministria e Arsimit
26 October 2026, 10:07
Publikohen emrat dhe fotot e efektivëve të akuzuar për dhunën ndaj studentëve
26 October 2026, 09:42
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
26 October 2026, 09:18
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës'
26 October 2026, 08:47
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
26 October 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 October 2026, 08:05
Vuçiç pranon humbjen në Serbi: Lista e studentëve drejt 140 mandateve
25 October 2026, 21:51
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë
25 October 2026, 20:14
El Clásico ndez Camp Nou-n, zbardhen formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit
25 October 2026, 20:50
Rama u vë 'çmim' protestave, "Le Monde": Gjoba për protestuesit që kërkojnë largimin e tij
25 October 2026, 20:26
Fotolajm/ Protestuesit i sekuestrojnë efektivit mburojën dhe sprajin e piperit
25 October 2026, 20:01
Molotovë drejt policisë, përshkallëzohen tensionet në qendër të Tiranës
25 October 2026, 19:40
“Protestuesi pa ndjenja dhunohet”, “Al Jazeera” publikon pamjet e dhunës policore në Tiranë
25 October 2026, 19:22
Video/ Momente tensioni në protestë, i riu përplaset fizikisht me 7 efektivë
25 October 2026, 18:48
Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve
25 October 2026, 18:12
“Zoti bëftë mrekulli”/ Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, gati për operacionin e radhës
25 October 2026, 17:43
Studenti sfidon Ramën: Nuk ikim pa dorëheqje dhe zgjedhje të reja
25 October 2026, 17:06
“Më e motivuar po dal sesa hyra”, Eva Pango lë Traumën pas plagosjes në protestë
25 October 2026, 16:48
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, miqtë solidarizohen me 28-vjeçarin e plagosur në sy
25 October 2026, 16:30
Protestuesit i vënë flakën karrigeve të dialogut para Kryeministrisë
25 October 2026, 15:55
“Vrasës me pagesë”/ Mesazhi i protestuesve për Ramën dhe Policinë
25 October 2026, 15:44
Çfarë nënkupton Edi Rama me “dialogun”?
25 October 2026, 15:31
Pushteti ka një fund, turpi nuk ka mandat!
25 October 2026, 15:11
Vetëm pak minuta shi, bllokohen disa akse rrugore në Vlorë
25 October 2026, 14:55
Refuzojnë dialogun e Ramës, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit
25 October 2026, 14:38
U plagos me plumb gome në sy, i riu i shkruan Berishës nga spitali: Vetëm fitore!
25 October 2026, 14:25
“Mikesha” e Ramës drejt dorëheqjes? Meloni mund të çojë Italinë në zgjedhje të parakohshme
25 October 2026, 14:12
Kërcënimet e Ramës, Berisha: U kthye në genin e babait të tij, por kjo revoltë do të fitojë
25 October 2026, 13:01
Berisha: Studentët i treguan vendit dhe botës se nuk mposhten nga dhuna
25 October 2026, 12:43
"Do gjeni belanë", Rama kërcënon sërish protestuesit me trenat që nuk ekzistojnë
25 October 2026, 12:15
Studentët kërkojnë largimin, Rama shtrëngon karrigen: Nuk ma impononi dorëheqjen
25 October 2026, 11:54
Protesta e dhunshme, MSh: 23 të lënduar, mes tyre protestues, policë, deputetë e gazetarë
25 October 2026, 10:19
Kujt i del nami, të nxjerr syrin
25 October 2026, 10:08
Tirana mes gazit lotsjellës dhe flakëve, DW: Rama kërkon dialog, por bën akuza
25 October 2026, 09:53
Studentët sërish sot në shesh, Rama i provokon me stolat e betonit
25 October 2026, 09:21
NYT: Protestuesit sfidojnë Ramën, qeveria përballet me ditë të trazuara në Tiranë
25 October 2026, 09:00
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë
25 October 2026, 08:37