Flash News

E-TJERA

U operua në sy pasi u qëllua me plumb gome, burime nga Trauma: Dëmtimi shumë serioz

U operua  në sy pasi u qëllua me plumb gome, burime nga Trauma:

Gjendja e të riut të dëmtuar në sy gjatë protestës së studentëve paraqitet serioze.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale, me qëllim heqjen e trupit të huaj të lokalizuar në pjesën e pasme të bulbit të syrit, por ndërhyrja pati vështirësi teknike.

Sipas të njëjtave burime, dëmtimi në sy duket shumë serioz dhe dyshohet se trupi i huaj ka depërtuar si pasojë e një goditjeje të drejtpërdrejtë në sy, por rrethanat e sakta të dëmtimit nuk janë konfirmuar.

Gjatë ditës së sotme, i riu do të rivlerësohet nga mjekët okulistë të Spitalit të Traumës, të cilët do të shqyrtojnë gjendjen e tij dhe mundësitë e mëtejshme të trajtimit.

Ndërkohë, sipas informacionit të dhënë, sot, pas një bisede me shefin e Urgjencës së Spitalit të Traumës, po shqyrtohet mundësia që Erjoni të dërgohet për trajtim jashtë vendit.

Në ditën e 11-të të protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, pati përplasje të shumta dhe shumë të lënduar nga dhuna e përdorur nga ana e policisë. 

 

Të fundit