Flash News

E-TJERA

Ish i besuari i Prodës drejtonte makinën, si ra në pranga Ergys Agasi? Ishte nën vëzhgim nga Elbasani drejt Durrësit

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimin me tenderat e AKSHI-t.

Agasi është mbajtur nën vëzhgim në Elbasan dhe më pas është ndjekur teksa ka udhëtuar drejt Durrësit, ku është arrestuar në zonën e Plepave.

Bashkë me Agasin ëstë arrestuar edhe shoferi i tij i cili drejtonte mjetin, Uljan Shpataraku. Ky i fundit ka qenë punonjës policie dhe njihet si personi i besuar i Ilir Prodës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Shpataraku akuzohet për përkrahje të autorit në krim, pra, të Ergys Agasit. Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe disa sende personale.

 

Të fundit