Flash News

Bota

Izraeli rinis sulmet në Liban, godet disa objektiva në jug

Izraeli rinis sulmet në Liban, godet disa objektiva në jug

Izraeli nisi sulmet ndaj Libanit duke goditur objektiva në jug të vendit. Po ashtu, Ushtria izraelite bastisi edhe një strukturë të drejtuar nga Agjencia e kombeve të bashkuara për refugjatët palestinezë.

Ushtarët dëbuan punonjësit dhe ngritën një flamur izraelit në oborrin e ndërtesës.

Zyra në varësi të agjencisë denoncoi atë që e quan një shkelje të drejtpërdrejtë të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa ministri i sigurisë Kombëtare Ben-Gvir u shfaq duke përgëzuar ushtarët izraelitë.

Nga ana tjetër 3 gazetarë nga agjencia franceze e lajmeve u sulmuan nga kolonët izraelitë ndërsa raportonin në Bregun Perëndimor. AFP raportoi sulmin që la të paktën pesë persona të plagosur.

Të fundit