Flash News

E-TJERA

Flakët rrezikojnë banesat në Lundër

Flakët rrezikojnë banesat në Lundër

Vatra e zjarrit në Lundër ka shkaktuar një situatë kritike në orët e fundit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi duke vënë në rrezik banesat në zonë.

Pavarësisht ndërhyrjeve të forcave të shërbimit zjarrfikëse është bërë e pamundur izolimi total i vatrës së zjarrit.

 Terreni i vështirë malor e bënë të vështirë ndërhyrjen e strukturave të emergjencave civile, ndërsa mësohet se flakët kanë depërtuar deri në vargmalin e Skënderbeut.

Sipas raportimeve, vatra e zjarrit po bëhet serioze për zonën, banesat dhe të mbjellat.

Të fundit