Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD po ripërtërihet, ndërsa “partia e krimit” po shkon drejt shpërbërjes

Berisha: PD po ripërtërihet, ndërsa “partia e krimit”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita po vijon procesin e ripërtëritjes dhe modernizimit të saj, ndërsa Partinë Socialiste e ka akuzuar se po largohet nga qytetarët dhe po shkon drejt shpërbërjes.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha u ndal te mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të PD-së, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për transformimin e partisë.

Sipas tij, procesi synon forcimin e rolit të anëtarësisë, modernizimin e strukturave dhe përmirësimin e komunikimit, me objektivin që PD të ecë drejt fitores dhe marrjes së pushtetit.

“PD po vazhdon ripërtëritjen e saj”, u shpreh Berisha, duke theksuar se në qendër të këtij procesi duhet të jetë anëtari i partisë, iniciativa dhe hapësira që i jepet atij.

Në një tjetër linjë, Berisha kritikoi qeverisjen socialiste, të cilën e cilësoi si “partia e krimit”. Ai akuzoi mazhorancën se po zhvillon aktivitetet e saj larg qytetarëve dhe protestuesve.

 

Sipas Berishës, zhvendosja e drejtuesve socialistë nga një godinë qeveritare në tjetrën është dëshmi e ndërthurjes, sipas tij, mes shtetit dhe partisë.

 

“De facto ajo po shpërbëhet”, deklaroi Berisha, duke iu referuar Partisë Socialiste.

Të fundit