Flash News

E-TJERA

Uzina e Rubikut në duart e kompanisë së Yeffetit, të paqarta kushtet e marrëveshjes

Uzina e Rubikut në duart e kompanisë së Yeffetit, të paqarta

Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit në Rubik, një pronë publike me mbi 50 mijë metra katrorë truall, i është kaluar në administrim kompanisë “Advanced Arm Technology”, ku biznesmeni izraelit Ron Yeffet zotëron shumicën e aksioneve.

Sipas dokumentit të publikuar, marrëveshja është firmosur më 22 tetor 2026, në një kohë kur qeveria Rama po përballet me kritika dhe protesta për korrupsionin dhe përdorimin e pasurive publike.  

Rruga që çoi në këtë marrëveshje nisi në mars të vitit 2025, kur qeveria ia kaloi ish-uzinën kompanisë shtetërore të industrisë ushtarake “KAYO”. Në nëntor të po atij viti, KAYO krijoi një shoqëri të përbashkët me kompaninë private “Uno 18”, në pronësi të Yeffetit, duke themeluar “Advanced Arm Technology”. Sipas raportimit, Yeffet zotëron 80% të aksioneve, ndërsa pjesa e mbetur i përket kompanisë shtetërore.  

Marrëveshjen për dorëzimin e pronës në Rubik e ka nënshkruar kreu i KAYO-s, Ard Veliu. Yeffet ka bashkëpunuar më herët me kompaninë shtetërore edhe përmes “Timak Defence”.

Kalimi i uzinës në administrimin e kompanisë së re vjen pas publikimit nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj të disa regjistrimeve audio, në të cilat pretendohet se Yeffet flet për çështje të paligjshme që lidhen me qeverinë dhe tregtinë ndërkombëtare të armëve 

Deri në publikimin e raportimit,  KAYO dhe Yeffet nuk kane dhënë sqarime për kushtet e marrëveshjes, vlerën e pronës apo arsyet e zgjedhjes së kësaj forme administrimi. 

Uzina e Rubikut në duart e kompanisë së Yeffetit, të paqarta

Të fundit