Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i 1143 hektarë tokë në Seman, arrestohet ish-juristi i ASHK në Fier

Tjetërsimi i 1143 hektarë tokë në Seman, arrestohet

Një 56-vjeçar, ish-jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, është arrestuar nga Policia, në vijim të operacionit “Stolen Land”, të zhvilluar disa javë më parë.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Hidri Zani, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në disa raste.

Sipas Policisë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 17 shtator 2026, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

56-vjeçari dyshohet se ka shpërdoruar në mënyrë të përsëritur detyrën gjatë kohës që punonte si jurist pranë Kadastrës në Fier.

Ai akuzohet se tjetërsoi 1143 hektarë tokë në Seman dhe i përfitoi biznesmeni, Kastriot Hasko. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit