Flash News

E-TJERA

Moti sot, si do të jenë kushtet atmosferike në vend

Moti sot, si do të jenë kushtet atmosferike në vend

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në mesditë priten vranësira të përkohshme në zonat malore të lindjes, të shoqëruara me reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në majat e maleve parashikohen edhe reshje të lehta bore.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 18 m/s.

Në det pritet valëzim me forcë 2–4 ballë.

Të fundit