Flash News

E-TJERA

Po pinte kafen e mëngjesit në lokal, plagoset me armë zjarri këngëtari në Shkodër

Po pinte kafen e mëngjesit në lokal, plagoset me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se ka mbetur një i plagosur .

Sipas të dhënave paraprake, me armë zjarri u qëllua këngëtari Taulant Hoti, i cili  ndodhej në një lokal të zonës dhe po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar iu afrua nga pas dhe e qëlloi me armë zjarri.

Autori i dyshuar raportohet se mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, ndërsa pas të shtënave është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e plagosjes dhe as rrethanat e plota të incidentit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak


Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Të fundit