Flash News

Rajoni

Pas rënies së Vuçiç, televizioni publik serb u kërkon falje shikuesve: Informuam në mënyrë të njëanshme

Pas rënies së Vuçiç, televizioni publik serb u

Televizioni publik i Vojvodinës në Serbi ka nisur edicionin e lajmeve të së hënës, në orën 17:00, me një kërkimfalje publike ndaj shikuesve, sepse pranuan se për vite me radhë nuk kishte përmbushur misionin e tij për informim të drejtë dhe të paanshëm.

Deklarata u transmetua pas pamjeve të qytetarëve të Novi Sadit që festonin rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas, prezantuesi lexoi një mesazh ku televizioni pranoi se kishte heshtur përballë zhvillimeve të rëndësishme dhe kishte raportuar në mënyrë të njëanshme.

“Për shumë vite kemi heshtur, kemi mbyllur sytë, kemi informuar në mënyrë të njëanshme dhe nuk kemi bërë pyetjet që duhej t’i bënim. Për këtë u detyrohemi shikuesve një falje”, thuhej në deklaratë.

Kjo falje publike rikthen debatin mbi përgjegjësinë e mediave publike dhe rolin e tyre në informimin e qytetarëve, veçanërisht gjatë periudhave të tensioneve politike dhe zgjedhjeve.

 

Të fundit