Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Diaspora pritet t’i bashkohet protestës së të rinjve, thirrje qytetarëve të dalin në shesh

Berisha: Diaspora pritet t’i bashkohet protestës së të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se mijëra shqiptarë nga diaspora pritet t’i bashkohen protestës së të rinjve në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të kryeqytetit që t’i bashkohen protestës së gjimnazistëve dhe studentëve, të cilën e cilësoi si të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Ai vlerësoi qëndrimin e të rinjve gjatë protestave, duke theksuar se ata po përballen me forcat e policisë dhe kanë fituar, sipas tij, mbështetje të gjerë në Shqipëri dhe jashtë saj.

“Sot nga mbarë Evropa, mijëra dhe mijëra shqiptarë nga diaspora pritet t’i bashkohen protestës, revoltës së gjimnazistëve dhe studentëve të Tiranës”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së përdori tone të ashpra ndaj Policisë së Shtetit, duke i cilësuar efektivët që janë përballur me protestuesit si “narkobanditë me uniformë” dhe “kriminelë vrasës me pagesë”.

Berisha përsëriti thirrjen për pjesëmarrje në protestë, ndërsa pretendoi se lëvizja e të rinjve ka fituar simpati edhe në arenën ndërkombëtare.

Të fundit