Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dhuna nuk do ta shpëtojë Ramën, do të ketë fatin e Vuçiçit ose Çausheskut

Berisha: Dhuna nuk do ta shpëtojë Ramën, do të ketë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar atë që e cilëson si dhunë dhe terror ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta, duke akuzuar policinë për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se në komisariate po ushtrohet presion ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore. Sipas tij, autoritetet po përdorin frikën për të penguar reagimin qytetar.

“Dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet, në shkelje të të gjitha ligjeve, po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore”, deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës sulmoi kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “argati i Vuçiçit” dhe “Pashiqi shqipfolës”, duke paralajmëruar se, sipas tij, dhuna nuk do ta shpëtojë atë nga fati politik që e pret.

“Edi Rama, argati i Vuçiçit, apo siç e kanë quajtur, Pashiqi shqipfolës, do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut. Duhet të zgjedhë vetë”, u shpreh Berisha.

Në përfundim të deklaratës, ai theksoi se protestat do të vijojnë, pavarësisht reagimit të autoriteteve.

Të fundit