Flash News

E-TJERA

Aksident në Berat–Dimal, makina përplas për vdekje 63-vjeçarin me biçikletë

Aksident në Berat–Dimal, makina përplas për vdekje

Një 63-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, teksa viktima po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 10:15, ndërsa automjeti, i drejtuar nga shtetasi J. D., u përfshi në përplasjen me 63-vjeçarin K. S., i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Nga aksidenti mbeti e dëmtuar edhe një këmbësore, 63 vjeçe. Ajo u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit