Flash News

E-TJERA

Makina përplas të moshuarën në Fier–Patos, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas të moshuarën në Fier–Patos,

Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier–Patos, pranë ish-parkut të automjeteve në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen Passat” ka goditur të moshuarën, e cila ndodhej në këmbë në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë pas aksidentit, ndërsa e moshuara është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia, e cila ka ndërhyrë për menaxhimin e qarkullimit për shkak të fluksit të automjeteve në këtë aks. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit