Flash News

E-TJERA

Kalaja: Rama po negocion me amerikanët për largimin, por ka një kusht

Kalaja: Rama po negocion me amerikanët për largimin, por ka një

Aktivisti Aulon Kalaja ka hedhur pretendime për negociata të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe palës amerikane lidhur me largimin e tij nga pushteti, duke ngritur edhe çështjen e përgjegjësisë penale të kreut të qeverisë.

I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Kalaja deklaroi se, sipas informacioneve që pretendon se vijnë nga shërbime që veprojnë në rajon, diskutimet mes palëve nuk kanë përfunduar ende me një marrëveshje.

“Mendoj se SPAK drejtohet nga amerikanët. Zoti Rama po negocion për t’u larguar si kryeministër. Ata nuk kanë pranuar që zoti Rama të mos mbajë përgjegjësi penale. Po diskutohet nëse do të mbajë përgjegjësi penale apo jo. Në këto momente, vëmendja e tyre nuk është te SPAK-u, por te një marrëveshje e mundshme”, u shpreh Kalaja.

Të fundit