Flash News

E-TJERA

Çështja “Nesti Angoni”, Gjykata e Lartë vendos për ankimin e Veliajt

Çështja “Nesti Angoni”, Gjykata e Lartë vendos

Gjykata e Lartë ka vendosur që ankimi i kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me kallëzimin ndaj personit të njohur si “Nesti Angoni” të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës.

Veliaj e kishte kallëzuar këtë person për falsifikim dokumentesh në Prokurorinë e Tiranës, pasi, sipas mbrojtjes së tij, nuk dihet nëse personi që fshihet pas këtij emri përfshihet në kategorinë e subjekteve të posaçme.

Prokuroria vendosi të mos fillojë procedimin penal. Mbrojtja e Veliajt kundërshtoi këtë vendim, duke pretenduar se ai ishte marrë pas tre muajsh, ndonëse afati ligjor ishte 15 ditë. Nga ana e saj, prokuroria argumentoi se kishte kryer veprime hetimore, por nuk kishte arritur të identifikonte personin anonim.

Ankimi u paraqit në Gjykatën e Tiranës, e cila nuk e shqyrtoi çështjen në themel dhe ia kaloi Gjykatës së Posaçme. Kjo e fundit iu drejtua Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka përcaktuar se është Gjykata e Tiranës ajo që duhet të shqyrtojë ankimin e Veliajt kundër mosfillimit të procedimit penal.

Të fundit