Flash News

E-TJERA

Vrau Ilaria Sulën dhe hodhi trupin në humnerë, dënohet me burgim të përjetshëm 24-vjeçari

Vrau Ilaria Sulën dhe hodhi trupin në humnerë, dënohet me

Mark Antony Samson, autori i vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula, është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane.

24-vjeçari vrau me thikë ish-të dashurën e tij 22-vjeçare në mars të vitit 2025, ndërsa më pas fshehu trupin e saj në një qese dhe e hodhi në një humnerë pranë Romës.

Vendimi u shpall nga Gjykata e Tretë e Krimeve të Rënda në Romë, në sallën e gjyqit të burgut Rebibbia. Samson, i cili kishte pranuar autorësinë e krimit, nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së dënimit.

Ai u gjykua për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, si dhe për fshehjen e kufomës.

Pas vendimit, babai i studentes, Flamur Sula, u shpreh se drejtësia kishte dhënë vendimin e saj, por asnjë dënim nuk mund ta shuajë dhimbjen e familjes për humbjen e vajzës.

“Drejtësia u bë, por burgimin e përjetshëm të vërtetë e kemi ne, unë dhe bashkëshortja ime. Ai ende merr frymë, ndërsa vajza ime nuk merr më frymë”, deklaroi ai.

Të fundit