Flash News

E-TJERA

Gazetari për Paketën Fiskale të Ramës: Paguan 50% taksë që të rrihesh nga qeveria

Gazetari për Paketën Fiskale të Ramës: Paguan 50% taksë

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj paketës së re fiskale të qeverisë Rama, duke vënë në pikëpyetje argumentin e luftës kundër informalitetit, të cilin qeveria e ka përdorur si për të justifikuar rritjen, ashtu edhe uljen e pragut të TVSH-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri kujton se kur pragu i TVSH-së u vendos në 10 milionë lekë, argumenti i qeverisë ishte lufta kundër informalitetit. Sipas tij, i njëjti justifikim po përdoret edhe tani, kur pragu parashikohet të ulet në 5 milionë lekë xhiro vjetore.

Në reagimin e tij, Tomorri ndalet edhe te trajtimi i protestuesve, duke kritikuar mënyrën se si, shteti kërkon pagesa nga qytetarët, ndërsa ndaj atyre që kundërshtojnë politikat qeveritare mund të përdorë forcën policore.

“Kur e rriti pragun e tvsh-se ne 10 mln leke, tha qe po e bej per te luftuar informalitetin. Tani qe po e ul ne 5 milione thote prape qe po e bej per te luftuar informalitetin.

Kur e uli para rritjes, tha prape qe po luftoj informalitetin, vetem se e formuloi ndryshe; per te ndihmuar ne formalizimin e bizneseve.

Po e ngrite zerin dhe del ne proteste te rreh me shkop gome, te mbyt me gaz ose te rras plumbin e gomes ballit. Pra paguan 50 per qind takse qe te rrihesh dhe te pallohesh nga qeveria”, shkruan Tomorri në reagimin e tij.

Të fundit