Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rrit taksat dhe tallet me kritikët, Rama për Paketën Fiskale: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes

Rrit taksat dhe tallet me kritikët, Rama për Paketën Fiskale:

Kritikat për paketën e re fiskale nuk e kanë penguar kryeministrin Edi Rama t’u përgjigjet kundërshtarëve me ironi, duke e zhvendosur debatin te akuzat për “urrejtje” dhe “padije”.

Në vend të një debati mbi barrën që ndryshimet fiskale mund t’u shtojnë sipërmarrësve dhe qytetarëve, kryeministri ka zgjedhur ironinë ndaj kritikëve, duke paralajmëruar se qeveria do të thotë fjalën e saj nesër.

“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama në platformën "X".

Por, ndërsa kryeministri mburret me një buxhet rekord dhe e etiketon kritikën si “urrejtje” e “padije”, debati real mbetet te ajo që do të ndryshojë për bizneset dhe xhepat e qytetarëve.

Paketa e paralajmëruar parashikon rritjen e tatimit mbi dividentin nga 8% në 15%, të tatimfitimit nga 15% në 17%, si dhe uljen e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë.

Këto masa janë kundërshtuar nga opozita, e cila paralajmëron pasoja për sipërmarrjen dhe çmimet.

Të fundit