Flash News

Ditari i Opozitës

Mbi 1 mijë të shoqëruar në protesta, Tabaku: Shkelje e të drejtave të njeriut, po shkojmë drejt autokracisë

Mbi 1 mijë të shoqëruar në protesta, Tabaku: Shkelje e

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër arrestimet dhe shoqërimet e protestuesve, sidomos të miturit, nga Policia e Shtetit.

Në një lidhje direkte për News24, Tabaku tha se janë mbi 1 mijë të shoqëruar dhe të arrestuar gjatë protestave studentore, duke veçuar të miturit, që siç theksoi deputetja, përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

"Kam parë të mitur të arrestuar, kam parë dhunën dhe tërheqjet zvarrë. Janë pothuajse 1 mijë të shoqëruar dhe të arrestuar deri më sot, 250 prej tyre janë të mitur. Kam takuar prindër që për dy apo tre ditë nuk e kanë ditur ku ndodheshin fëmijët e tyre. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut", u shpreh demokratja.

Teksa foli pë masat shtrënguese të prezantuara nga Rama për tubimet, Tabaku u shpreh se jan një mënyrë për të kufizuar të drejtën për të protestuar.

"Në mëngjes kërkojnë dialog, pasdite i rrahin dhe në darkë sjellin ndryshimet e paketës për tubimet. Këto masa shtrënguese cenojnë të drejtat themelore të njohura në Kushtetutë. Sapo të vijnë në parlament, do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Këtu po shkojmë drejt një autokracie. Ka përqendrim pushteti, sulmohet media, nuk lejohet tubimi dhe cenohen të drejtat e njeriut”, tha Tabaku.

Të fundit