Flash News

E-TJERA

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë, kërkohet dorëheqja e ministres Gërvalla

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë, kërkohet dorëheqja e

Para qeverisë së Kosovës sot u protestua për vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati. Me hedhjen e tymuesve dhe thirrjet “Arlinda nuk e kishte gabuar adresën, shteti e braktisi” dhe “Arlinda e bëri atë që duhej, ti Donikë, Dorëhiqu” u kundërshtua deklarata e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Gërvalla në seancën e djeshme në Parlament pas vrasjes së Arlinda Zekajt u shpreh se viktima i ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe nuk kishte marrë mbrojtjen e kërkuar. Ajo tha se Zekaj nuk iu drejtua Qeverisë. Kjo shkaktoi revoltën tek shumë qytetarë.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, që sipas autoriteteve gjendet në arrati. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun.

 
 

Të fundit