Flash News

E-TJERA

Itali/ E zuri poshtë ruli i asfaltit, humb jetën në punë 20-vjeçari shqiptar

Itali/ E zuri poshtë ruli i asfaltit, humb jetën në punë

Një 20-vjeçar shqiptar, Rogert Ajdini, banues në Trevi të Italisë, ka humbur jetën këtë mëngjes në një aksident në punë në Valtopina, gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës Santa Cristina.

Sipas informacioneve paraprake, i riu po punonte me një mjet për ngjeshjen e asfaltit, kur makineria është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Kolegët e tij kanë njoftuar menjëherë ekipet e emergjencës, por plagët e marra kanë rezultuar fatale.

Në vendngjarje mbërritën ekipet mjekësore të urgjencës, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, ndërsa karabinierët po hetojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Kryetari i bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, shprehu ngushëllimet për familjen e të riut, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi që ka tronditur të gjithë komunitetin.

Vdekja e shqiptarit vjen pas një serie aksidentesh fatale në vendin e punës në Itali. Sipas raportimeve, shtatë punëtorë kanë humbur jetën në tre ditë në incidente të ndryshme në vend.

 

Të fundit