Flash News

E-TJERA

Dikur me presh në dorë kundër Ramës, sot Dash Sula u mëson protestuesve se “fjala vlen më shumë se guri”

Dikur me presh në dorë kundër Ramës, sot Dash Sula u

Dikur shfaqej në Kuvend me presh në dorë, bluza simbolike dhe aksione të pazakonta kundër qeverisë së Edi Ramës. Sot, nga karrigia e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Dashnor Sula u bën thirrje të rinjve që protestojnë kundër të njëjtit kryeministër të shmangin dhunën dhe të zgjedhin dialogun.

Duke folur në A2 CNN, Sula u kujtoi protestuesve se “fjala ka më shumë fuqi se guri” dhe se revolta duhet të shprehet përmes argumenteve, jo përplasjeve. Me sa duket, preshi ishte mjet proteste kur Sula ishte në opozitë, ndërsa tani, kur është në krye të një institucioni shtetëror, edhe gurët i duken më të zhurmshëm se argumentet.

“Ndjej keqardhje për ato që po ndodhin në Shqipëri, por jam shumë i lumtur që nuk ka humbje jete në protestat që prej dy javësh nuk kanë qenë normale, kanë pasur intensitet të fuqishëm. Protesta është e drejtë e sanksionuar nga Kushtetuta dhe çdo personi duhet t’i garantohet të protestojë në mënyrë paqësore. Unë jam me parimin që më shumë fuqi ka fjala sesa guri. Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë nga kemi ardhur. Kemi ardhur nga një sistem diktatorial ku nuk kishim asgjë”, shkruan Sula.

Por deklarata e tij rikthen në vëmendje edhe të kaluarën e afërt politike. Në dhjetor të vitit 2023, kur ishte deputet i Partisë Demokratike, Sula u paraqit në Kuvend me një tufë presh në dorë dhe një bluzë ku shkruhej “Sterilizimi”, në shenjë proteste.

Dikur me presh në dorë kundër Ramës, sot Dash Sula u
Dashnor Sula, para seancës plenare 21 Dhjetor, 2023

Në prill të vitit 2024, ai shkoi në Parlament me dy bidona qumështi, të cilët i derdhi në hyrje të Kuvendit, për të tërhequr vëmendjen te problemet e fermerëve. Në nëntor të po atij viti, u shfaq sërish me presh, lopatë dhe qepë.

Dikur me presh në dorë kundër Ramës, sot Dash Sula u
Dashnor Sula, protesta në Kuvend në mbështetje të fermerëve të zonës së Peqinit dhe Belshit

Sot, ndërsa të rinjtë kanë dalë në rrugë kundër qeverisë së Ramës, Sula e sheh situatën nga një pozicion tjetër institucional.

Të fundit