Flash News

E-TJERA

Eksperti i kriminalistikës: Prokuroria e di çfarë ndodhi me Erjonin Vishkullin, pse hesht?

Eksperti i kriminalistikës: Prokuroria e di çfarë ndodhi me

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ngre pikëpyetje për mungesën e transparencës së Prokurorisë lidhur me plagosjen e rëndë të Erjon Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Karamuço deklaroi se Prokuroria ka pasur mundësi të këqyrë pamjet filmike, të përcaktojë pozicionet e personave të përfshirë dhe të kryejë përllogaritje për trajektoren e goditjes që plagosi 28-vjeçarin në sy.

Sipas tij, hetuesit kanë të dhëna paraprake për dinamikën e ngjarjes dhe duhet të tregohet transparente me publikun.

“Di të të them me përgjegjësi që aktualisht prokurori e di se çfarë ka ndodhur. E di, sepse para se të sekuestronte kamerat, i ka parë bashkë me OPGJ-të. E di sepse para se të sekuestronte armët, e di se ku ka qenë personi i pozicionuar. Bëhen matjet, bëhen përllogaritjet, trajektorja, goditja që ka pësuar e të tjera. E di këtë edhe për shkak të rezultateve paraprake të operacionit që ka ndodhur në Itali, ku në rrugë operative kanë ardhur të dhënat, por duhet të vijnë me letërporosi që të jenë prova të ligjshme dhe t’i shërbejnë hetimit. Aktualisht ka një fabul që bazohet në të gjitha këto informacione të marra në rrugë operative, por janë paraprake të hetimit. Këto informacione duhet të bëhen publike. Prokuroria duhet të jetë më transparente dhe të informojë opinionin publik për një çështje kaq të rëndësishme dhe të rëndë që ka ndodhur”, tha ai.

Të fundit