Flash News

E-TJERA

Ish-ministri: Nuk janë protestat që e lënë Shqipërinë jashtë BE-së

Ish-ministri: Nuk janë protestat që e lënë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka dalë kundër pretendimeve se protestat e qytetarëve mund të pengojnë integrimin europian të Shqipërisë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Malaj u shpreh se të rinjtë kanë ambicie dhe pritshmëri më të mëdha, ndaj është e padrejtë që motivet e tyre për të protestuar të vihen në dyshim.

“Gjenerata Z është e vërtetë që ka pretendime të tjera. Patjetër, sepse një shoqëri ka gjithmonë ambicie më të mëdha sesa e kaluara e saj. Por, t'i paragjykosh pse protestojnë për një jetë më të mirë është e pabesueshme. Po përmendim teorinë që në 1997 ne e penguam Bashkimin Europian. Por, procesi i Bashkimit Europian filloi pas samitit të Zagrebit dhe të Selanikut, në vitin 2003, dhe marrëveshja e parë e Stabilizim-Asocimit është firmosur nga qeveria jonë në 2003, ka përfunduar në 2005 dhe ka hyrë në fuqi në 2006, kur ka ardhur Partia Demokratike. Nuk janë protestat që e lënë Shqipërinë jashtë BE-së”, deklaroi Malaj.

Të fundit