Flash News

E-TJERA

Protestuesi plagoset në kokë pranë Kryeministrisë, dëshmitari: Ia çau polici me shkop

Protestuesi plagoset në kokë pranë Kryeministrisë,


Një protestues ka mbetur i plagosur në kokë gjatë përplasjeve mes turmës dhe efektivëve të policisë pranë Kryeministrisë.

Ai është ndihmuar fillimisht nga protestuesit e tjerë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Shkaku i plagosjes mbetet i paqartë. Fillimisht u dyshua se i riu ishte dëmtuar nga një bombol gazi lotsjellës, por një protestues që pretendon se ka qenë dëshmitar i ngjarjes jep një tjetër version.

Sipas tij, i plagosuri është goditur me shkop nga një efektiv policie.

“Kokën ia çau polici me shkop, se isha prezent. Erdhi polici dhe i çau kokën me shkop”, deklaroi ai.

Ngjarja ndodhi në një moment kur situata para godinës së Kryeministrisë ishte tensionuar, me përdorimin e gazit lotsjellës nga policia dhe përplasjet me protestuesit.

Të fundit