E-TJERA

Studentët dhe zemërimi kundër qeverisë, “Le Monde” dhe “Le Figaro” pasqyrojnë protestat në Tiranë

Studentët dhe zemërimi kundër qeverisë, “Le

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Dy prej gazetave më të njohura franceze, “Le Monde” dhe “Le Figaro”, kanë pasqyruar zhvillimet në Shqipëri, ku demonstratat dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit vijojnë të mbajnë të tensionuar situatën politike.

Gazeta “Le Monde” ndalet te  kërkesa e demonstruesve për largimin e Ramës. Sipas përshkrimit të zhvillimeve, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera, ndërsa studentët janë bërë pjesë e rëndësishme e mobilizimit.

Pakënaqësitë e të rinjve lidhen me kushtet në universitetet shqiptare, kostot e studimeve dhe mungesën e mbështetjes, kërkesa të ndërthurur me pakënaqësinë më të gjerë ndaj qeverisë dhe akuzat për korrupsion.

Edhe “Le Figaro” i ka kushtuar vëmendje protestave, duke u ndalur te zemërimi i shfaqur në rrugët e kryeqytetit dhe përfshirja e studentëve në lëvizjen kundër qeverisë.

Në fokus janë shqetësimet për arsimin e lartë, kushtet në universitete dhe perspektivën e të rinjve, krahas kundërshtimeve ndaj mënyrës së qeverisjes dhe akuzave për korrupsion. Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit janë kthyer në një nga kërkesat kryesore të protestuesve.

Pasqyrimi nga mediat franceze vjen në një moment kur protesta ka hyrë në ditën e tretë, studentët vijojnë mobilizimin dhe zhvillimet në Shqipëri po ndiqen edhe përtej kufijve të vendit.

Të fundit