KRYESORE

Të prangosur e të gjakosur, policia pranon keqtrajtimin e studentëve: Ishte momenti kur u neutralizuan

Të prangosur e të gjakosur, policia pranon keqtrajtimin e

Pamjet e rënda të studentëve protestues të shtrirë në tokë, të prangosur dhe të gjakosur, të publikuara në media, kanë sjellë reagimin e Policisë së Shtetit, e cila mohon që ata të jenë filmuar në ambientet e komisariateve, por pranon se pamjet janë regjistruar gjatë ndërhyrjes së efektivëve.

Sipas Policisë, personat e shfaqur në video ndodheshin në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë, në një institucion shtetëror ku, sipas versionit zyrtar, po tentonin të hynin dhe po sulmonin punonjësit e Policisë.

Megjithatë, reagimi nuk jep shpjegime të mëtejshme mbi rrethanat që shfaqen në video, ku të rinjtë duken të prangosur, të shtrirë në tokë dhe me shenja gjaku.

"Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se:

Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë", thuhet në reagimin e policisë.

 

Të fundit