Ditari i Maxhorancës

Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët

Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë

Me një deklaratë nga një tjetër objekt i djegur pas protestës, Rama ka zgjedhur të bëjë show-n e radhës për t’i kthyer përgjigje studentëve protestues, të cilët prej 4 ditësh i kërkojnë dorëheqjen

Pas opozitës, Rama ka gjetur një tjetër fajtor. Ashtu sikurse u shpreh për rreth 140 ditë për protestën qytetare, kryeministri shprehet se kjo protestë ka ndërhyrjen e “duarve të huaja”, që sipas tij, “nuk e duan Shqipërinë të qetë, të ecë përpara, nuk e duan pjesë të familjes evropiane”.

Rama: E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit në maska nuk ka të bëjë me hallet e problemet e dikujt që do një jetë më mirë. E gjithë kjo është po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë dhe është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara nga urrejtja më e verbër. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, të vënë maska, të shkulin trotuaret dhe qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e të miturve si një lukuni e verbër për axhendë të tjetërkujt? Sot mbështetet nga duar të tjera, të huaja që s’e duan Shqipërinë të qetë, të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan pjesë të familjes së bashkuar europiane, aty ku do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe zgjedha e zgjedhës së detyruar. Nuk e duan Shqipërinë të lirë.

Të fundit