POLITIKOFF

Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”

Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking

Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm Breaking Bad, raportohet se është ndarë nga jeta më 12 tetor, në moshën 34-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e tij, ndërsa Bryan Cranston, i cili luante të atin në serial, e ka kujtuar me një dedikim emocional.

Mitte u angazhua gjithashtu për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, pasi vetë kishte lindur me paralizë cerebrale. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende zyrtarisht.

Pas suksesit të Breaking Bad, aktori vijoi të shfaqej në projekte të tjera filmike dhe televizive, mes tyre The Oak Room, The Recall dhe The Guardians of Justice.

Ndërkohë, rrethanat e raportuara të vdekjes së tij mbeten të paqarta. Mediat amerikane kanë ngritur dyshime për vetëvrasje, por deri në sqarimin zyrtar të autoriteteve, këto pretendime nuk mund të konsiderohen të konfirmuara.

Të fundit