Ditari i Opozitës

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të dorëhiqet, pasi ky i fundit deklaroi se nuk do ta ndërmarrë një akt të tillë.

Berisha deklaroi se studentët, opozita dhe e gjithë Shqipëria ka vetëm një kërkesë: largmin e Ramës.

Berisha: PD mbështet fuqishëm kërkesat e lëvizjes studentore. Dhe njëherë, i kërkon Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen. Është tërësisht i pashpresë. Por në qoftë se i ka mbetur qoftë edhe një nanogram arsye njerëzore, të gjejë kurajë dhe të japë dorëheqjen. Të mos pësojë atë fat që diktatorët që nuk kanë dhënë dorëheqjen kanë pësuar nga verdikti, nga drejtësia e bërë nga qytetarët. Jep dorëheqjen është kërkesa ultimative e protestës studentore, e opozitës shqiptare, e mbarë shqiptarëve.

Të fundit