E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës, në Tiranë.

I plagosuri është Dodë Legisi dhe ka marrë një plagë në kofshë.

Menjëhere ai është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe deri tani nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është identifikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim. Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia. 

 

Të fundit