E-TJERA

Studentët e Universitetit të Durrësit bojkotojnë mësimin, në orën 10:00 protestë te Bashkia

Studentët e Universitetit të Durrësit bojkotojnë

Valës së protestave të të rinjve i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Durrësit, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bërë thirrje për t'u bashkuar në protestë.

“Dilni nga klasa!”, është thirrja drejtuar studentëve për të braktisur auditorët dhe për t'iu bashkuar reagimit kundër qeverisë.

Studentët kanë paralajmëruar se në orën 10:00 do të mblidhen para Bashkisë së Durrësit, duke zgjeruar kështu protestat e të rinjve përtej Tiranës.

Të fundit