KRYESORE

Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen

Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen:

Ndërsa Tirana dhe thuajse e gjithë Shqipëria është përfshirë nga protestat e studentëve dhe të rinjve, kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të largohet nga detyra.

Në një deklaratë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, kreu i qeverisë ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave që kanë hyrë në ditën e tretë radhazi.

Në përgjigjet me shkrim për Reuters, Rama deklaroi se nuk do të lejojë që dhuna të rrezikojë synimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Deklarata vjen në një kohë kur studentët dhe të rinjtë kanë dalë në rrugë për të protestuar, ndërsa përplasjet me Policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës kanë përshkallëzuar situatën në kryeqytet.

Pavarësisht tensioneve dhe thirrjeve për ndryshim, Rama e ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqjen.

 

Të fundit