E-TJERA

Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin

Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se protesta studentore që po zhvillohet në Tiranë do ta arrijë objektivin e saj.

Në një intervistë në Syri tv, Ahmetaj u shpreh se kryeministri Edi Rama ka hyrë në agoni politike, si dhe e përshkroi situatën aktuale si një përballje mes “rrugës së errësirës” dhe protestës së studentëve.

I pyetur  nëse kishte shqetësime se protesta mund të shuhej me kalimin e ditëve, ish-zëvendëskryeministri u përgjigj se nuk kishte frikë nga një skenar i tillë.

Sipas Ahmetajt, protesta nuk është dobësuar, por përkundrazi është gjallëruar, ndërsa Rama, në vlerësimin e tij, e ka tejkaluar fundin e ciklit të vet politik.

Ahmetaj: Falënderoj për telefonatën edhe për pyetjen, po nuk kam aspak frikë se protesta do mbytej ndonjëherë. Ne kemi diskutuar së bashku disa herë dhe të kam thënë që çdo gjë në këtë botë të gjallë ka ciklin e vet. Dhe kreu i organizatës e ka tashmë tejkaluar fundin e ciklit të vet. Ne po kalojmë në agoni dhe këtë agoni kreu i organizatës tenton t'ia kalojë të gjithë Shqipërisë. E nisën si një shpend i butë, flamingo në 140 ditë, dhe do ta përfundojnë si shqiponjë. Pra diferenca është shumë e madhe.

Një gjeneratë spektakolare që na ka dhënë mësim të gjithëve, e filloi me kujdes, me mesazhe të forta dhe po e kulmon me një revoltë që përkthehet në një togfjalësh fare të thjeshtë: ‘Nuk mban më’. Dhe sot po dëgjoja disa qyqe që i ka zakon që i nxjerr, dhe që flasin një gjuhë që ajo gjeneratë nuk ua kupton. Madje dhe ne që jemi të të njëjtës gjeneratë të tyre, të vjetër, dhe ne nuk ua kuptojmë më. E di çfarë? Po dëgjoja një nga qyqet sot dhe mu kujtua një poezi shumë interesante e Bertolt Brechtit, ‘Zgjidhja’.

Në 1953-shin, qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore shpërndau një fletushkë ku thoshte që populli ka humbur besimin e qeverisë. Dhe Bertolt Brecht shkruajti poezi ku në fund citoi: ‘E, a nuk do ishte më e thjeshtë në këtë rast që të shpërndanit popullin?’. Dhe këta dalin dhe thonë që populli ka humbur besimin e qeverisë. Pra përgjigja ndaj jush, i nderuar zoti Peka: nëse do vdesi protesta, përgjigja ime është s'kam asnjë frikë që protesta do shkojë në destinacionin e duhur.

Në çlirimin e Shqipërisë nga një narkoshtet që i ka kapur të gjitha institucionet. Ka vrarë parlamentarizmin, ka kapur drejtësinë nga A-ja tek Zh-ja dhe e ka kthyer Shqipërinë në një qendër operacionale, një platdarmë që ia ka zili dhe Ekuadori, të karteleve të drogës.

 Zoti Ahmetaj, nga gjithë ne që jemi në studio, ju e njihni më mirë se keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë i tij. Unë e njoh për një frikacak me thënë të drejtën se nuk është se e njoh pak. Kaq trim është ky apo është kaq shumë i zhytur sa e ka të pamundur të ikë?

Arben Ahmetaj: Më fal, nuk është... në respekt të të gjithë panelit, nuk është më çështje frike. Zoti Peka, kreu i organizatës ka vetëm një rrugë. Dhe nuk ka kthim mbrapa. Për shkak të zhytjes pa kthim në errësirën që e ndërtoi dhe e thuri me kujdes në kurriz të të gjithë shqiptarëve dhe tonin.

Ndërsa protesta ka një rrugë. Dhe këtu diskutimi është: do fitojë rruga e errësirës apo do fitojë rruga e studentëve dhe e protestës? Të jesh i bindur zoti Peka që do fitojë rruga e protestës dhe e studentëve.

Të fundit