E-TJERA

Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm

Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e

Tre ditë pas protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë dhe kaosit të shkaktuar në kryeqytet, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë shpjegime edhe për përdorimin e gazit lotsjellës nga efektivët, përfshirë rastet kur ai është hedhur në zona të banuara.

I pyetur nga gazetarët për sasinë e gazit të përdorur në zonat e baniara dhe shqetësimet e shkaktuara te banorët, Hita e cilësoi atë të domosdoshëm, pasi sipas tij policia ishte përballur me një numër të madh gurësh të hedhur nga protestuesit.

“Ka qenë i domosdoshëm në ato raste, pasi breshëria e gurëve që hidheshin nga protestuesit ka qenë aq e madhe, saqë ka qenë e pamundur ndërhyrja në mënyrë tjetër, veçse me gaz. Kështu që është gjithçka brenda procedurave standarde”, deklaroi Hita.

Por, ndërsa kreu i Policisë së Shtetit e justifikon përdorimin e gazit me nevojën për të përballuar situatën në terren, gjatë protestave u raportuan edhe incidente që prekën drejtpërdrejt banorët e zonave ku u zhvilluan përplasjet.

Vetëm dy ditë më parë, në rrugën “Mine Peza”, një bombol gazi lotsjellës përfundoi në ballkonin e një apartamenti në katin e dytë të një pallati, ku shpërtheu dhe tymi depërtoi brenda banesës. 

Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e

Pavarësisht justifikimit të Hitës, mbetet shqetësim më vete siguria e banorëve që nuk janè pjesë e protestes nga përdorimi i gazit lotsjellës.

 

Të fundit