E-TJERA

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe organizata të shoqërisë civile në Shqipëri kanë publikuar një letër të hapur të përbashkët, ku kërkojnë ndërhyrje urgjente institucionale dhe llogaridhënie pas incidenteve të raportuara të dhunës policore ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestave në Tiranë, më 13 tetor 2026.

Në letër ngrihen shqetësime për rastet e përsëritura të ndërhyrjes së Policisë, dhunës fizike dhe pengimit të gazetarëve në ushtrimin e detyrës, teksa mbulonin protestat. Sipas organizatave nënshkruese, këto incidente vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve, punonjësve të medias, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe personave të tjerë që dokumentojnë çështje me interes publik.

Organizatat kërkojnë hetime të pavarura për incidentet, përgjegjësi institucionale, zbatimin efektiv të mekanizmave ekzistues të mbrojtjes dhe marrjen e masave parandaluese për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.

Një thirrje e veçantë i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, të cilit i kërkohet të ushtrojë funksionin e tij mbikëqyrës përmes organizimit të një seance dëgjimore të posaçme mbi incidentet e përsëritura dhe reagimin e institucioneve përgjegjëse.

Të fundit