E-TJERA

Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin

Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail

Protesta kundër qeverisë nuk po mbetet më vetëm në auditorët e universiteteve. Këtë të enjte, nxënës të disa gjimnazeve të Tiranës dhe Kamzës kanë lënë mësimin për t’iu bashkuar lëvizjes së nisur nga studentët.

Mes shkollave ku është raportuar bojkotimi i mësimit është edhe gjimnazi “Ismail Qemali” në kryeqytet. Pranë godinës është konstatuar një vatër e vogël zjarri që në orët e mëngjesit, ndërsa të rinjtë dëgjohen duke brohoritur “Rama në burg, Berisha në burg”.

Edhe në Kamëz, gjimnazistët kanë braktisur klasat dhe kanë dalë në rrugë, duke e zgjeruar hartën e protestave që prej dy ditësh kanë përfshirë Tiranën.

Përfshirja e nxënësve të shkollave të mesme shënon një tjetër zhvillim të lëvizjes së të rinjve, e cila po shtrihet përtej universiteteve, pas tubimeve të shoqëruara me tensione dhe përplasje me policinë.

Protestat pritet të vijojnë edhe në zona të tjera, ndërsa mbetet për t’u parë nëse bojkotit të mësimit do t’i bashkohen edhe gjimnaze të tjera.

Të fundit