Flash News
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
U përplas me 6 policë, gjykata “kyç” në shtëpi Klevi Metajn, masa sigurie edhe për 7 protestues të tjerë
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
Përleshje mes protestuesve dhe policisë, Fox News: Trazirat kundër qeverisë Rama përhapen në Europë

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve kundër qeverisë socialiste vijuan për të tretën ditë radhazi në Tiranë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen.
Media amerikane Fox News i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, ku ka raportuar tensionet para Ministrisë së Arsimit, përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, si dhe protestat që kanë vënë në shënjestër institucionet qeveritare.
Sipas artikullit, protesta bashkon grupe studentësh që kërkojnë reforma në arsimin e lartë me qytetarë që kundërshtojnë qeverinë për çështje më të gjera politike, përfshirë akuzat për korrupsion dhe projektin e zhvillimit bregdetar të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Nga ana e tij, Rama i tha Reuters se qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve demokratike dhe se përgjegjësia e tij është të dëgjojë shqetësimet legjitime të qytetarëve. Ai pranoi se është i gatshëm të diskutojë kostot e arsimit, por dënoi sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimin e pronës publike.
Artikulli i plotë:

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve që kundërshtojnë qeverinë socialiste të Shqipërisë shpërthyen në kryeqytetin e vendit për të tretën ditë radhazi të enjten, ndërsa kryeministri Edi Rama u zotua se nuk do të japë dorëheqjen.
Protestuesit në Tiranë u panë duke hedhur gurë drejt kordonit të policisë jashtë Ministrisë së Arsimit, duke bërë që forcat e rendit të përgjigjeshin me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, sipas Associated Press.
Përplasjet pasuan trazirat e së mërkurës, kur protestuesit sulmuan ndërtesa qeveritare, banka dhe biznese, duke lënë 89 persona të plagosur, mes tyre 61 efektivë policie.
“Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve demokratike. Ne zhvilluam zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, i tha kryeministri shqiptar Edi Rama Reuters të enjten.
“Përgjegjësia ime është të dëgjoj, t'u përgjigjem shqetësimeve legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara”, shtoi ai. “Alternativa do të ishte tradhtia ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.”
Protestat e së enjtes përfshinë grupe studentësh që kërkojnë reforma në arsim, si dhe të tjerë që janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë, e cila kundërshton një projekt të madh zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Donald Trump, raportoi Associated Press.
E ashtuquajtura lëvizja e flamingove po kërkon dorëheqjen e Ramës për shkak të akuzave për korrupsion të përhapur. Lëvizja e mori këtë emër pasi protestuesit përdorën pankarta me imazhe të shpendit rozë.
“Mesazhi që vjen nga rruga është i qartë: shqiptarët e kanë mbushur kupën. Durimi i publikut ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës ka marrë fund”, i tha Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Fox News Digital të enjten.
“Qeveria socialiste e Edi Ramës po humbet kontrollin. Pas 13 vitesh në pushtet, administrata e tij përballet me akuza gjithnjë e më të shumta për korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike dhe favorizime politike”, tha Nesho.

“Ndërkohë, varfëria, papunësia, shërbimet e pamjaftueshme publike dhe largimi masiv i të rinjve shqiptarë që kërkojnë mundësi më të mira në Europë kanë nxitur zemërim të gjerë. Kritikët argumentojnë se, ashtu si në qeveritë e tjera socialiste që kanë dështuar, elita politike ka përfituar, ndërsa qytetarët e zakonshëm janë lënë të luftojnë për të përballuar jetesën.”
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri bëri thirrje të mërkurën në mbrëmje që autoritetet të reagojnë në mënyrë proporcionale, duke shprehur shqetësim për “përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë”.
Rama fitoi mandatin e tij të katërt si kryeministër vitin e kaluar, duke zhvilluar fushatën me një program të përqendruar te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, objektiv që vendi shpreson ta arrijë që në vitin 2028, sipas Reuters.
Organizatorët studentorë i thanë Reuters se protestat lidhen me kostot e larta të arsimit të lartë, mungesën e mbështetjes financiare, kushtet në universitete dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.
Kryeministri i tha agjencisë së lajmeve se është i gatshëm të diskutojë kostot e arsimit, por shtoi: “Sulmi ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe rrezikimi i sigurisë publike nuk kanë asnjë lidhje me kërkesat legjitime të studentëve.”
“Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç ka rikonfirmuar së fundmi edhe vetë BE-ja, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë”, tha gjithashtu Rama.
“Ndoshta disa forca, brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të ketë sukses si një pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE. Por unë nuk do të lejoj që dhuna të pengojë të ardhmen europiane të Shqipërisë.”
Të fundit
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16
Protesta del përtej kufijve, mediat ndërkombëtare pasqyrojnë revoltën në Tiranë
15 October 2026, 09:10
Mbi 70 protestues të ndaluar te Komisariati nr. 1 në Tiranë
15 October 2026, 09:02
Studentët e Universitetit të Durrësit bojkotojnë mësimin, në orën 10:00 protestë te Bashkia
15 October 2026, 08:59
“Lufta e tyre është edhe e jona”, të rinjtë italianë krah studentëve shqiptarë
15 October 2026, 08:49