E-TJERA

Kamza i bashkohet protestës, gjimnazistët bojkotojnë mësimin dhe marshojnë në rrugë

Kamza i bashkohet protestës, gjimnazistët bojkotojnë mësimin

Protesta e të rinjve nis të marrë përmasa të reja, me gjimnazistët e Kamzës që kanë bojkotuar masivisht mësimin dhe kanë dalë në rrugë në shenjë proteste kundër qeverisë.

Pas tubimeve të dy ditëve më parë, kur nxënës të shkollave të mesme dhe studentë iu bashkuan protestave në Tiranë, këtë herë janë gjimnazistët e Kamzës që i bashkohen valës së reagimit të të rinjve.

Protesta pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Dalja e gjimnazistëve në rrugë vjen pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje me policinë.

Të fundit