KRYESORE

Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?

Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po

Rruga e Durrësit, dhe jo vetëm, është kthyer tre ditët e fundit në një ‘shesh lufte’, pas protestave studentore që nisën si një revolt kundër qeverisë Rama.

Vezë, gurë, gaz lotsjellës, shkopinj gome, protestues të shtrirë, të plagosur, të tërhequr zvarrë… Kjo është paknga panorama e ditëve të fundit që po shoqëron Tiranën, e që sot, u shpërnda në qytete si Korça, Shkodra, Vlora e Durrësi.

Protestës iu bashkuan edhe gjimnazistët të cilët sot, duket që ishin në vijën e parë të frontit të luftës, e megjithatë edhe se të mitur, nuk u kursyen aspak nga dhuna policore. Efektivët u lëshuan egërsisht mbi minorenët që nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse dorëheqjen e Ramës, për një sistem më të mirë arsimor, të ardhme ku nuk ka nevojë të blihet me para meritokracia, e një polici që i mbron.

Të shtrirë në tokë, të tërhequr zvarrë, gjimnazistët e Tiranës u dhunuan nga efektivët përpos moshës. Policia i ndoqi nga pas dhe i goditi me shkopinj gome, madje, nuk kurseu edhe të mitur që thjesht po qëndronin në trotuar. Disa i shoqëroi forcërisht duke iu mbyllur gojën, e të tjerë i gjuajti me shpullë.

Në një deklaratë të bërë së fundmi, Policia e Shtetit ka apeluar prindëri të kujdesen për fëmijët e tyre, e të mos lejohen të marrin pjesë në protestë pasi “janë veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen”.

Por në fakt, policia harron se ata të rinj, edhe në një moshë të mitur, kanë dalë në protestë për të mos lejuar që e ardhmja e tyre të vidhet, keqpërdoret për interest dhe babëzinë e një rrethi të ngushtë politikanësh. Për çfarë të ardhme flet policia kur sot të rinjtë kanë zbritur në sheshe duke kërkuar dorëheqjen e një kryeministri, i cili i injoron thirrjet dhe revoltën e tyre?

Dhe pyetja tjetër që ngrihet: nëse i kërkoni prindërve të mbrojnë fëmijët, po ata fëmijë kush do i mbrojë nga dhuna juaj? Policia e Shtetit do të duhej të ishte mburojë për qytetarët, të rinjtë dhe ata të mitur që sot, po çojnë në këmbë të gjithë Shqipërinë, përveç zotit Kryeministër dhe satelitëve që ai mban në qeveri.

Të fundit