E-TJERA

Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!

Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi,

Një mesazh i fortë dhe prekës erdhi sot nga protesta në Tiranë, ku një ish-profesor i është drejtuar efektivëve të policisë.

Me një pankartë në dorë, thirrja e tij ishte e qartë: Mos dhunoni nxënësit/ studentët e mi. Janë fëmijët tuaj!

Ai u shpreh se ka qenë dikur profesor dhe se sot e ndjen detyrë të mbështesë brezin e ri.

“Kam qenë profesor. E ndjej për detyrë që unë t’i mbështes në këto momente decizive të jetës së tyre, të këtij brezi. Unë kam dalë prej 4 muajsh në protestë dhe unë gjatë gjithë ditëve kam qenë në protestë. Dua t’i mbështes”, tha ai.

Të fundit