E-TJERA

TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve

TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve

Ashtu si në Francë, protesta studentore tashmë ka përfshirë edhe Shqipërinë, shkruan media italiane TG7.

 Manifestimi i dhunshëm me përplasje me policinë, me qëllim për të kërkuar kushte më të mira në auditorë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i kontestuar prej muajsh për shkak se ka lejuar Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, që të ndërtojnë një resort luksi në një rezervat natyral.

Dëmet, të plagosurit dhe arrestimet

Aktualisht janë dëmtuar zyra të qeverisë. Protesta po kështu ka pasur edhe përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Ekonomisë, ku është dëmtuar hyrja kryesore. Deri më tani janë 10 të plagosur dhe 20 të ndaluar nga policia.

Monitorimi i Bashkimit Europian 
Brukseli zyrtar ka paralajmëruar që të manifestosh është një e drejtë që duhet të ushtrohet paqësisht. Por aksioni i policisë duhet të jetë në proporcion dhe në respekt me të drejtat themelore të njeriut.

Të fundit