E-TJERA

Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit

Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë

Një banesë e braktisur pranë Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, është përfshirë nga flakët mes tensioneve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet.

Ngjarja vjen në një moment kur situata pranë Ministrisë së Arsimit mbetet e tensionuar, me protestuesit dhe Policinë të përfshirë në përplasje.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkakun e zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.

 

Të fundit