Flash News

E-TJERA

Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë

Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del

Një qytetar i është drejtuar me tone të ashpra efektivëve të Policisë në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore.

I revoltuar nga veprimet e policisë ndaj protestuesve të mitur, qytetari u ka kërkuar efektivëve të largohen, duke theksuar se bëhet fjalë për fëmijë.

Ai i ka akuzuar policët se po mbrojnë kriminelët dhe se u kanë futur frikën qytetarëve.

“Ikni mos rrini. Janë fëmijët tanë, janë nga 13 vjeç. Ju urrej, se mbroni kriminelët. Ikni more si s’iu vjen turp. Largohuni mo se s’merrni vesh me të mirë. Ata janë fëmijë, janë fëmijë të gjithë. Për ça e mban mburojën ti? Shporruni. I futët tmerrin këtij populli. Kjo rini s’ka frikë. Ia keni marrë të gjitha s’kanë ça humbin”, u shpreh qytetari.

 

Të fundit